Odegard lë përsëri Realin, norvegjezi me ekip të ri!

Martin Odegard padyshim është një ndër emrat më të njohur në futboll, pasi shihet si një prej lojtarëve më premtues. Norvegjezi u mor me bujë nga Reali në vitin 2015, kohë kur Odegard numëronte vetëm 16 vjeç.

Tashmë, mesfushori i avancuar është pjekur si lojtar dhe diçka të tillë e konfirmoi sezoni fantastik me Vitesen në Holandë. Odegard është gati për kapërcimin e madh dhe duket se destinacioni i radhës do të jetë Bajer Leverkuzeni.

Lajmi është raportuar nga mediat gjermane, të cilat e konsiderojnë të kryer transferimin e 20-vjeçarit në Bundesligë. Ende nuk janë bërë me dije shifrat, por diçka duket e sigurt, Odegard do të lërë Realin për Leverkuzenin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *