Objektivi luan në Bundesligë, Interi nis sulmin për “xholin”

0

Bepe Marota dhe Piero Auzilio po bëjnë maksimumin për t’i dhuruar Antonio Kontes lojtarët e duhur për skemat e tij. Ambiciet e Interit janë të mëdha për sezonin e ardhshëm, ndërsa ekipi do të konkurrojë në kampionat dhe Champions.

Emri i fundit që ka dalë në skenë është një austriak. Valentino Lazaro sapo mbylli sezonin e parë me Hertën e Berlinit. 23-vjeçari bën mirë të gjitha rolet e krahut të djathtë. Tre gola shënoi në 31 ndeshje të luajtura me ekipin kryeqytetas, ndërsa Interi ka nisur negociatat me Hertën.

Bisedimet po shkojnë mirë dhe drejtuesit zikaltër synojnë të sigurojnë sa më shpejt një marrëveshje, me qëllim transferimin e Lazaros në San Siro. Ky i fundit është një pikë fikse e kombëtares austriake, aty ku ka shënuar një gol në 19 ndeshje të zhvilluara.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.