Objektivi i Sitit, gati akordi me mesfushorin spanjoll

Mançester Siti është pranë transferimit të radhës dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atletikos së Madridit. Bëhet fjalë për Rodrigo Hernandez, mesfushorin qendror që në verë u ble nga Vijareali për rreth 20 milionë euro.

Mesfushori ka një ofertë zyrtare nga Siti dhe duhet vetëm të hedhë të zezën mbi të bardhë. Klubi anglez është gati të paguajë, kurse Atletiko as që futet në tratativa. Zgjidhja është një dhe e vetme: të paguhet klazuola prej 70 milionë eurosh. “Qytetarët” nuk e kanë problem.

Momentalisht është gjithçka në dorën e Rodrigos, vetëm 22 vjeç. Sipas asaj që raporton AS, mesfushori momentalisht ka një numër të madh ofertash dhe dëshiron të mendohet mirë para se të vendosë. Siti e ka gati kontratën, 5 ose 6-vjeçare, si dhe 70 milionët. Koha që Rodrigo të ndajë mendjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *