Objektivi i madh i mbrojtjes, Milani merr lajmin e mirë

Negociata kanë nisur dhe akordi mund të arrihet. Milan dhe Dejan Lovren janë afër njëri tjetrit. Kuqezinjtë kërkojnë një mbrojtës me eksperiencë për të formuar një dyshe të fortë me kapitenin Romanjoli.

Kroati është ndër të preferuarit. Ky i fundit dëshiron të largohet nga Liverpuli. Sipas mediave angleze, 29-vjeçari i ka bërë të qartë klubit kërkesën për t’u larguar. Besimi ndaj tij është lëkundur dhe sezonin e fundit e mbylli me 16 ndeshje të zhvilluara.

Një agjent i tij është takuar me përfaqësues të Milanit gjatë ditës së djeshme. Negociatat kanë nisur dhe janë në rrugë të mbarë. Liverpuli kërkon 28 milionë euro për ta lënë mbrojtësin të lirë.

Një shumë normale duke krahasuar çmimet e ditëve të sotme dhe kualitetin e lojtarit. Tani pritet oferta e parë zyrtare e Milanit dhe marrëveshja mund të arrihet shumë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *