Objektivi i madh i Leisterit, synohet sulmuesi i Liverpulit

0

Leister Siti po mendon për përforcimin e skuadrës. Ardhja e Brendan Roxhers në krye të stolit ka rikthyer “dhelprat” te rezultatet pozitive, ndërsa ambiciet për sezonin e ardhshëm janë shtuar.

Objektivi i madh mbetet Daniel Starrixh. 29-vjeçari është aktivizuar në 15 ndeshje nga Jyrgen Klop gjatë këtij sezoni, në të cilat ka gjetur dy herë golin. Sulmuesit i përfundon kontrata me Liverpulin në fund të këtij sezoni. Ai ka disa oferta të ndryshme, por Leisteri ka një armë të fortë, pikërisht trajnerin Roxhers.

Të dy kanë punuar bashkë gjatë kohës që trajneri nga Irlanda e Veriut drejtonte Liverpulin (2012-2015). Një afrim i tillë do të ishte cilësor, ndërsa Leisteri do të formonte një dyshe shumë të fortë në sulm: Vardi-Starrixh.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.