Objektivi i madh i “djajve”, gjithçka varet nga… Pogba!

E ardhmja e Pol Pogba është në udhëkryq. Mesfushori francez e ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga “Old Trafford”, por Mançester Junajtid po reziston.

Real Madrid dhe Juventusi janë dy klubet e interesuara për Pogba, i cili njëherë “flirton” me spanjollët dhe të njëjtën gjë e bën edhe me bardhezinjtë, aty ku kaloi katër vite të bukura.

Merkato e Junajtid ka mbetur peng i 26-vjeçarit. Nëse largohet, drejtuesit e klubit anglez e kanë gati zëvendësuesin, sipas raportimeve të The Sun. Ai është Xhejdon Sanço, anglezi i Borusia Dortmund.

19-vjeçari nuk luan në të njëjtin rol me Pogba. Sanço aktivizohet në të dy krahët e sulmit dhe është i preferuari i trajnerit Solskjaer. Çmimi i kartonit të tij është  100 milionë euro dhe do të jetë e vështirë për të bindur Dortmundin që ta lërë të lirë.

Megjithatë, “djajtë e kuq” janë gati ta provojnë, gjithmonë nëse shesin Pol Pogba te Real Madrid apo Juventusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *