Objektivi i Interit mund të kalojë te Totenhami

0

Interi ka disa kohë që është angazhuar për të siguruar një sulmues ose mesfushor ofensiv krahu në të djathtë që të bëjë diferencën dhe emri i shënjestruar është ai i Malkomit të Bordosë, që ka nisur grumbullimin me francezët.

Por, nëse përpara disa ditësh zikaltërit kishin rrugën e lirë, tashmë është bërë gjithçka e vështirë, pasi sipas asaj që lexohet te “France Football”, në garë është futur edhe Totenhami.

Bordo kërkon të paktën 40 mln euro për kartonin e tij, teksa Interi kërkoi huazim me të drejtë blerje, duke qenë se Fair Play Financiar vlen ende për ata. Në këtë mënyrë, është e qartë që Bordo preferon milionat angleze, por Interi shpreson të bindë futbollistin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.