Objektiv latin për sulmin, Roma me plan të qartë

Roma dëshiron të blejë një sulmues dhe mesa duket e ka qartësuar objektivin. Klubi verdhekuq pëlqen shumë Dario Benedeton, sulmuesin e Boka Zhuniors. Frederik Masara dhe Nikolas Burdioso kanë patur një takim kohë më parë.

Dy drejtorët sportivë kanë diskutuar për lojtarin. Roma ka vendosur të nxitojë dhe të arrijë sa më shpejt akordin për të fituar konkurrencën, pasi ka edhe klube të tjera të interesuara. Vlera e kartonit të 28-vjeçarit me origjinë italiane është rreth 10 milionë euro, ndërsa ky mund të jetë momenti i duhur për të për të provuar emocionet dhe matur forcat me futbollin europian.

Siç raporton “Fox Sports”, dy zyrtarët kanë diskutuar edhe për Diego Perotin, i cili pëlqehet shumë nga Boka. Një tjetër emër që mund të përfshihet në tratativën e transferimit të Benedetos në kryeqytetin italian është Ezekuiel Ponce.

Sulmuesi 22-vjeçar është i huazuar tek AEK-u i Athinës. Roma mund ta dërgojë atë te Boka në sezonin e ri për të lehtësuar sigurimin e shërbimeve të Benedetos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *