Obamejang shënon, feston me maskë dhe… gjobitet!

0

Të jesh sulmues klasi, ndër më të kërkuarit në tregun botëror, nuk do të thotë që je i lirë të bësh gjithçka në fushë.

Këtë e ka kuptuar mirë Pier-Emerik Obamejang, i cili do të gjobitet me 50.000 euro nga Dortmundi, për shkak të festimit të tij të shtunën, pas golit të shënuar në derbin kundër Shalkes.

Obamejang vendosi një maskë në kokë për të festuar, gjë që e ka bërë shpesh në të shkuarën, por këtë radhë ka një problem të madh.

Maska ishte pjesë e një fushate publicitare për Nike, gjë që ka futur në telashe të mëdha Dortmundin, pasi klubi ka një kontratë sponsorizimi me rivalin e madh të Nike, Puma.

Shefi i Dortmundit, Hans-Joakim Vacke, tha pas ndeshjes: “Është një sjellje e padenjë për një korporatë të madhe. Ne nuk duam të ndërhyjmë në interesat e Nike në këtë mënyrë, por ne kemi një partner zyrtar, që është Puma, ndaj ajo që bëri Obamejang është e patolerueshme”.

Edhe Puma, që furnizon me uniforma Dortmundin dhe gjithashtu ka aksione në klub, reagoi me një deklaratë për mediat: “Jemi të befasuar që një rival i yni në treg e vë një lojtar në një situatë të tillë”.

Obamejang ka shënuar 24 gola këtë sezon dhe festimi në Gelsenkirshen i kushtoi edhe një karton të verdhë, por trajneri Tomas Tuhel u mundua të evitonte debatin: “Është çështje që u përket drejtuesve të klubit, unë merrem vetëm me anën sportive”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image