Obamejang, Morata, Beloti? “E zgjedhim ne!”

Cilin do të marrë Milani në sulm? Ende nuk dihet. Po duket më shumë si një fantazi e merkatos, por është realiteti. Njësoj si të shkosh në tre dyqane dhe të shohësh tre bluza të bukura, por në fund do të duhet të blesh vetëm një. Tre emra: Beloti, Obamejang dhe Morata. Tifozët kuqezi presin, ndërsa nga Kina, presidenti Jonghong Li, u shpreh: “Kemi thënë që do të investonim që kur u bë kalimi dhe po mbajmë premtimet. Milani ka shumë tifozë në Azi dhe Kinë, ndaj edhe e dinim këtë gjë. Por, tifozëve u them që prisni, sepse do t’iu befasojmë ende”… Merkato kuqezi ka hyrë në fazën e nxehtë…

Sakaq, edhe Fasone, përkrah tij, u shpreh: “Sulmi? Diçka do të bëjmë edhe në sulm. Janë tre emra të rëndësishëm, mes Moratës, Obamejangut dhe Belotin. Të shohim ku do të bjerë zgjedhja, por ka edhe profile që ende nuk kanë dalë në medie… Kur të kthehemi në Itali, do të flasim. Donim t’I ngrinim Montelës një skuadër konkurruese dhe nisëm ta bënim”…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *