Obamejang me një mesatare të çmendur, rekord në muajin tetor

0

Pierr Emerik Obamejang u transferua janarin e këtij viti nga Borusia e Dortmundit në drejtim të Arsenalit për thuajse 64 milionë euro. Lojtari nga Gaboni këtë sezon të ri e ka nisur në mënyrë mjaft mirë dhe paraqitjet e tij po vijnë në rritjë.

Arsenali u ndal këtë javë në barazim në fushën e Kristal Palasit, ku Obamejang shënoi një nga dy golat e “topçinjve”. Ndërkohë, përpara sfidës së kësaj jave, ekipi i drejtuar nga Unai Emeri, numëronte plot 11 fitore radhazi dhe meritë për këtë gjë kishte padyshim dhe sulmuesi afrikan. Tashmë që jemi në fundin e muajit tetor, po t’i hedhim një sy statistikave, sulmuesi 29-vjeçar është një ndër më të spikaturit.

Obamejang ka luajtur tre sfida në Premier Ligë për këtë muaj, konkretisht kundër Fulhemit, Leisterit dhe së fundmi ndaj Kristal Palas. Golat e shënuar nga afrikani janë plot 5, teksa vlen për t’u përmendur që në sfidat ndaj Fulhem dhe Leister, ka ardhur nga stoli dhe ka shënuar nga dy herë për çdo sfidë. Mesatarja e golave është e frikshme, pasi Obamejang shënon gol çdo 28 minuta e 48 sekonda. Një mesatare e çmendur për një kampionat si Premier Ligë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.