Obamejang llaston veten, sulmuesi prezanton makinën një milion $

Sulmuesi i Arsenalit, Pierr-Emerik Obamejang, përveç futbollit ka dhe dy pasione të mëdha në jetë. Rrobat luksoze dhe makinat e shpejta. Ditën e sotme 29-vjeçari prezantoi me fansat e tij mjetin më të ri që i shtohet koleksionit të tij, një Ferrari “La Ferrari” me kosto 1 milionë dollarë.

https://www.instagram.com/p/BpRdZ2dHNhw/?utm_source=ig_web_copy_link

Ky lloj modeli është një ndër më luksozët që prodhon marka e njohur italiane. “La Ferrari” është prodhur gjatë viteve 2013-2016 dhe numri ka qenë i limituar deri në pesë makina. S’do shumë mend që makina është e aftë të kapë shpejtësi të frikshme. Nga 0 ne 100 Km/h shkon në vetëm 2.9 sekonda dhe kilometrazhi është i limituar deri në 350 km/h.

Lojtari i përfaqësueses së Gabonit ka një koleksion makinash luksoze.  Te “topçinjtë”, Obamejang paguhet 11 milionë euro në sezon, një pagë kjo që ia mundëson t’ia plotësojë vetes këto teka.

                                                   Pjesa tjetër e koleksionit të Obamejang

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *