Obamejang i hap derën Milanit, gati dhe Kaliniç

Sulmuesi i Dortmundit ka shënuar tri gola në Kupën e Gjermanisë, por ai ka lënë një shteg hapur për të ardhmen e vet

Obamejang-Milan mund të bëhet. Tema “e dashurisë” së verës mes klubit kuqezi dhe sulmuesit të Dortmundit, dukej e marrë fund pak javë më parë kur sulmuesi nga Gaboni deklaronte se do të qnëdronte dhe këtë sezon në Dortmund. Por ka qenë vetë lojtari që ka çelur një spirale shprese për tifozët e Milanit, duke theksuar se qëndrimi i tij tek Borusia nuk është dhe aq i sigurt sa dukej. Deklarata e çuditshme e sulmuesit të verdhezinjve ka ardhur pas ndeshjes së turit të parë në Kupën e Gjermanisë kundër amatorëve të Rilasingen-Arlen. “Këpuca e Artë” në Gjermani në sezonin e kaluar ka shënuar 3 gola në suksesin e 4-0 të Dortmundit. Por më pas gjatë një interviste të dhënë për “Sky Sports” ka ndezur zemrat kuqezi: “Nëse tifozët duhet të jenë të shqetësuar për një largim të mundshëm timin? Këto janë pyetje në fakt që nuk duhen bërë, por po them më mirë të presim se çfarë do të ndodhë. Ky nuk ëhstë një moment i lehtë për ne, pas atyre që kanë ndidhur gjatë javës, por nuk di të them më shumë se kaq.” Ka mjaftuarkjo deklaratë e lëshuar nga Obamejang që tifozët e Milanit të nisin të bluajnë në mendje imazhin e sulmuesit nga Gaboni me fanellën e “Djallit”. Pier-Emerik Obamejang mbetet sulmuesi i preferuar i shefit të Milanit Mirabeli. Ai qëndron në krye të listës së sulmuesve që kuqezinjtë duan të afrojnë. Dhe fjalët e thëna prej pas fitores në kupën e Gjermanisë vetëm sa çojnë më shumë ujë në mullirin e Milanit. Teksa ka folur për situatën në Dormtund, me siguri që sulmuesi i është referuar dy çështjeve të nxehta që shqetësojnë klubin, Emre Mor, i cili është mes Borusias dhe Interit dhe mbi të gjitha Dembele, me lojtarin që refuzon të stërvitet me ekipin, pasi dëshiron largimin tek Barcelona.

Kuqezinjtë nxitojnë për Kaliniç – Deklarata e Obamejangut ka shërbyer si një shkëndijë për Milanin. Megjithatë kuqezinjtë nuk kanë ndër mend të flenë mbi dafina dhe kanë shpejtuar hapat për të mbërritur tek sulmuesi i Fiorentinës, Nikola Kaliniç. Transferimi i fundit në mbyllje e sipër, ai i Simeones tek Fiorentina duket se shkon përshtat strategjisë së Milanit, që më në fund do të marrë dritën jeshile për të firmosur me Kaliniç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *