“O tani, o kurrë”/ Si në poker, Flamurtari dhe Birçe i bëjnë “all-in” brenda një dite

Flamurtari nuk është aspak në një gjendje të mirë në kampionatin shqiptar, madje mund ta quajmë edhe në një nga më të vështirat në vitet e fundit. Ardhja e Luan Birçes po i jep disi besimin e skuadrës dhe po kthen lojën e mirë, por rezultatet pozitive nuk po mbërrijnë ende ashtu siç kërkohet.

Por ndeshja e së vërtetës dhe shansi i fundit do të jetë në fundjavë. Atje Flamurtari e sheh veten si në një  tavolinë pokeri, duke hedhur gjithçka ka për të marrë fitoren e parë të kampionatit ndaj Luftëtarit. Për momentin nëse fati do të përfundojë në anën e tyre, do të konsiderohet si një “pasuri” momentale, pasi kthehet në garë për të mbijetuar dhe gjejnë fitoren e parë në kampionat.

E nëse dështojnë në këtë mision, atëherë vlonjatët duhet të përgatiten që të largohen nga tavolina që iu takon dhe kanë luajtur prej shumë kohësh, por për shkak të xhepave të zbrazuara, ku nuk i lejohet më të vazhdojnë që të marrin pjesë. /Sport Ekspres/