“O Kosova, Kosova zemra jonë”, thirrje dëshpëruese nga tifozë serbë në Mynih

Ekipi i Crevena Zvezdës do të luajë gjatë mbrëmjes së sotme në transfertë ndaj Bajernit të Mynihut. Kjo do të jetë më tepër një ndeshje për turizëm nga ana e serbëve dhe për të shpalosur parrullat e tyre të prapambetura kundër trevës shqiptare.

Gjithçka ka nisur që para ndeshjes në fakt, atje ku shumë prej tifozëve serbë kanë kënduar në mënyrë të dëshpëruar rrugëve të Mynihut: “O Kosova, Kosova zemra jonë”. Pavarësisht se realiteti është një dhe i vetëm, duket se disa njerëz ende nuk do ta kuptojnë sado kohë të kalojnë. Gjithashtu pritet që e njëjta sjellje të jetë edhe në stadiumin e Bajernit, por sigurisht që nuk do të ketë vend shumë për të dëgjuar këngët e tyre, pasi do të jenë në zë të mbytur nga vendasit. /Sport Ekspres/