“O çuna t’ju them një gjë?”, lojtarët e Bylisit nuk përmbahen pas ndeshjes…edhe me fjalorin

Bylisi është surpriza e bukur e kësaj Superiore, ndërsa ndodhet në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Partizanit. Kjo tregon më së miri se sukseset e arritura deri tani nuk janë të rastësishme dhe se ekipi i Dovedan ka vazhdimësi.

Ajo fitore e arritur ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-1 ishte një tjetër hap drejt kësaj rruge, për të qenë sa më lartë në renditjen e Superiores. Një video festive pas ndeshjes ka publikuar edhe një prej lojtarëve më të mirë të Bylisit, Jurgen Goxha. Megjithëse fjalori është jo i duhuri, në ato momente, duhet kuptuar gjithçka. /Sport Ekspres/