N’Zonzi te Roma lumturoi klubin amator francez!

Transferimi i N’Zonzit te Roma në ditën e fundit të merkatos në Itali ka qenë i bujshëm, edhe pse pritej, pasi negociatat vazhdonin prej disa ditësh… Por, ky lajm ka gëzuar jo vetëm tifozët verdhekuq, por edhe një klub të vogël në Francë.

Sipas asaj që shkruan “Footmercato.net”, ekonomikisht ka gëzuar Sevilja dhe… CA Lisjo, klub i veriut të Francës ku kampioni i botës ka luajtur në vitin 2002, kur ishte vetëm 14 vjeç. Skuadra në fjalë, që militon në kategoritë e ulëta franceze, ka fituar rreth 67 mijë euro për këtë transferim, pasi kishte vendosur një përqindje në rast rishitje prej 0,5%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *