“Nxirr paratë dhe mos fol”, si Murinjo transferoi Drogbanë!

0

Ishte vera e vitit 2004 dhe Roman Abramoviç i besoi stolin e Çelsit Zhoze Murinjos. Portugezi kishte kryer mrekullinë me Porton, duke fituar Champions Ligën në finalen përballë Monakos, ndërsa tashmë ishte gati të niste eksperiencën angleze.

Në një takim me presidentin rus, portugezi i kërkoi një përforcim për repartin e sulmit. Dëshira ishte Didier Drogba, i cili kishte shënuar 19 gola me Olimpikun e Marsejës. Gjatë prononcimit për “beIN SPORTS”, Murinjo zbulon një detaj interesant në lidhje me kreun e klubit.

Ai e pyeti se cilin sulmues dëshironte, ndërsa përgjigja e Murinjos e befasoi, pasi Abramoviç nuk e njihte afrikanin. Akordi u arrit, Marseja përfitoi 24 milionë sterlina, ndërsa sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shënoi gola pafund, fitoi tituj dhe trofe dhe i dha Champions Ligën Çelsit në vitin 2012.

E mbaj mend mirë kur Abramoviç më pyeti: ‘Cilin? Cilin dëshiron në sulm?’ Kishte gjithë ata sulmues të mëdhenj në Europë në atë moment, ndërsa unë i thashë: Drogba! ‘Po ky kush është? Ku luan?’ Unë iu përgjigja: Zoti Abramoviç, nxirr paratë nga xhepi dhe mos fol më.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg