Nxehet dueli “Kanelo vs Golovkin”, sherr gjatë përballjes së më sy

0

Dueli më i shumëpritur i boksit për vitin 2018, ai mes Genadi Golovgin dhe Kanelo Alvarez është vetëm një ditë larg dhe situata midis dy kampeve është ndezur shumë. Tensioni i lartë që ekziston midis palëve është vënë re qartë gjatë matjes së peshave para duelit, ku në momentin e përballjes së më sy, meksikani Kanelo, ka shtyrë rivalin e tij kazak.

Në të shkuarën të dy boksierët nuk janë shquar për ngacmime para ndeshjes , duke ia linin gjithçka ringut, por kësaj radhe ka qenë krejtësisht e kundërta. Dueli midis kampionëve te peshave të mesme (70-73 kg), do të  zhvillohet në Las Vegas dhe pritet të fillojë të hënën në orën 2 të mëngjesit sipas orës shqiptare.

Genatdi Golovkin  (38-0-1, 34 KOs), 3 tituj

Kanelo Alvarez (49-1-2, 34 KOs)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.