Nuri Seferi “i tregon vendin” serbit!

0

Boksieri shqiptar Nuri Seferi ka mposhtur boksierin serb Dusan Krstin në raundin e gjashtë. Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka fituar pa problem meçin kundër boksierit serb Dushan Krstin, që u zhvillua në Olten të Zvicrës, duke e detyruar serbin ta dorëzojë meçin në raundin e gjashtë. Pas meçit, Seferi tha se ia tregoi ‘çetnikut’ shqipen e vërtetë. “Këtij këtu, me çetnikun në gjoks, ia tregova shqipen e vërtetë”. Ai gjithashtu falënderoi shqiptarët për përkrahjen. “Urime Shqipëria etnike. Mbështetja juaj solli fitoren historike”, ka shkruar në Facebook Seferi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here