“Nuk ulemi në gjunjë, thjeshtë për famë”! Lekler dhe Verstapen dalin kundër rrymës në “Formula 1”

Në Amerikë ndodhi një ngjarje e pazakontë ku një person me ngjyrë u vra nga një polic, i cili i vendosi gjurin në qafë duke e lënë pa frymë. Ky lajm bëri bujë duke shkaktuar protesta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E gjithë bota e sportit u sensibilizua duke reaguar ashpër ndaj racizmit.

Ditën e sotme ishte planifikuar që në Formula 1 të bëhej një gjest në nderim të viktimës Floyd, duke u ulur në gjunjë. Kampioni i botës, Luis Hamilton ishte një nga kryesorët që e përkrahu këtë nismë, por kjo nuk i ka pëlqyer dy yjeve të Formulës 1, Lekler dhe Verstapen, të cilët e refuzuan t’i bashkoheshin këtij gjesti.

Piloti i “Ferrarit” deklaroi në një postim në “Twitter”, që nuk do të ulet në gjunjë pasi mendon se sjellja është ajo që e karakterizon një njeri dhe jo fasadat. Në të njëjtin është shprehur dhe piloti i “Redbullit”, Maks Verstapen. Këto ishin postimet e dy yjeve të Formula 1:

Lekler: “Unë besoj se ato që kanë rëndësi janë faktet dhe sjelljet në jetën tonë të përditshme sesa gjestet që janë tjesht për të marrë famë. Nuk do të ulem në gjunjë, por kjo nuk do të thotë aspak se jam më pak i angazhuar se të tjerët në luftën kundër racizmit”.

Verstapen: “Jam shumë i përkushtuar ndaj barazisë njerëzore dhe luftës kundër racizmit. Por besoj se të gjithë kanë të drejtë të shprehen në mënyrën që u përshtatet atyre. Unë nuk do të ulem në gjunjë sot, por respektoj dhe mbështes zgjedhjet personale që çdo pilot ndërmerr”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *