Nuk thyhet kurrë ky Kukës, Skënderbeu befasohet në fund

0

Pjesa e parë ishte e Skënderbeut: një skuadër shumë agresive, si rrallë këtë sezon, që e vuri në vështirësi të mëdha Kukësin, i pamësuar me kaq shumë presion.

Edhe pse e nisi mirë, duke rrezikuar e duke kontrolluar mesfushën, Kukëzsi pak nga pak u tërhoq pas nga presingu asfiksues i Skënderbeut dhe si rezultat u krijua edhe goli i Latifit, pas 14 minutash nga fillimi i ndeshjes, sepse mesfushori shënoi një gol të bukur me gjuajtje nga jashtë zone.

Më pas shumë Skënderbe e shumë pak Kukës, aq sa korçarët goditën edhe shtyllën me Salihin.

Edhe pjesa e dytë pa Skënderbeun superior, por jo me vrullin e pjesës së parë.

Kukësi gjeti qetësi, gjeti ekuilibra, filloi të sulmonte dhe kur nuk pritej, pak minuta para mbylljes, gjeti një supergol me Elton Kalenë.

Gjoka peshkoi xholin nga stoli, sepse mesfushori i futur në fundin e takimit pa veten të lirë gjatë një krosi dhe gjuajti fluturimthi, duke shënuar një gol fantastik.

Nuk thyhet Kukësi, edhe kur nuk luan mirë, e pabesueshme! Kjo skuadër ka karakter.

Skënderbeu luajti një pjesë të parë të shkëlqyer, e uli ndjeshëm ritmin në pjesën e dytë dhe aty gaboi.

KATEGORIA SUPERIORE

SKENDERBEU – KUKESI       1-1

Goli: Latifi 13′ / Kale 89′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Osmani, Jashanica, Mici, Predesku (Muzaka 65′), Orelesi, Lilaj, Xhejms, Latifi, Salihi (Ogunxhimi 68′).

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Dvornekoviç (Emini 64′), Hasani (Kale 76′), Lena (Lushtaku 76′), Musolli, Karioka, Pejiç.

Gjyqtar: Kriden Meta

Kartonë të verdhë: Latifi 63′ / Dvornekoviç 58′, Kale 77′

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image