Nuk shpresohet vetëm te “remuntadat”, Barça përgatit revolucionin

0

Përmbysja kundër PSG-së fshehu shumë probleme, por disfata në Torino ka bindur të gjithë se Barcelona ka defekte që duhen riparuar patjetër për sezonin e ardhshëm.

Nuk është zgjedhur ende trajneri i ri dhe ky është hall më vete, por ndërkohë e përditshmja katalanase Sport shkruan se klubi ka gati planin e rindërtimit.

Zheremi Matjë, Arda Turan e Havier Masçerano janë ndër emrat e parë në listën e largimit.

Synimi është blerja e pak emrave të mëdhenj e të konfirmuar, duke nisur nga Filipe Kutinjo i Liverpulit, ndërkohë që do të kthehen sytë nga të rinjtë e klubit dhe emra si Deulofeu e Alenja do të kthehen në shtëpi.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here