Nuk pranoi të ishte në finale, por Karius nuk e harron Liverpulin!

Liverpuli u kurorëzua kampion i Europës një natë më parë, me “The Reds” që ishin në finale për të dytin vit radhazi. Nëse hedhim një sy vitin e kaluar, protagonisti kryesor ishte Loris Karius, me portierin që bëri gafa të pashpjegueshme.

Kur ka kaluar një sezon, gjermani aktualisht luan për Beshiktash dhe një natë më parë nuk kishte pranuar të ishte në stadiumin e finales. Gjithsesi, urimi i tij për ish-ekipin nuk ka munguar.

“Urime Liverpul. Me të vërtetë i lumtur për këdo në klub dhe për tifozët. Ju e meritonit këtë”, shkruante në faqen e tij zyrtare në “Twitter” portieri Karius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *