“Nuk po të shkruaj që të mos më denoncosh”! Mes grushtit dhe patriotizmit, Grezda i kërkon falje Colak: Nuk do e padisim që të kuptojë sjelljen

0

Nga Klaudio Ndreca

Çështja dhe skandali i ndodhur në mbrëmjen e djeshme pas ndeshjes Rijeka-Osijek, duket se do të mbyllet më lehtë nga parashikimet. Eros Grezda do të priste lojtarin kundërshtar te parkimi, Antonio Colak, për ta goditur me grusht.

Arsyetimi i legjionarit kuqezi ishte se kundërshtari e kishte ofenduar me baza kombësie dhe për këtë arsye ka shpërthyer në konfliktin fizik dhe verbal. Nga ana tjetër Colak do t’i hidhte poshtë teorinë e ngritur, duke u shprehur se nuk ka ekzistuar një gjë e tillë.

Gjithsesi edhe ky incident do të shuhet, ndërsa Grezda pret ende një dënim të mundshëm. Por më e keqja ka kaluar, ndërsa klubi i Rijekës nuk ka kërkuar që të dëmtojë më tepër kundërshtarin. Asnjë padi nuk u ngrit për lojtarin shqiptar, me drejtorin sportiv Ivan Mance që u shpreh:

“Nuk do të ndërmarrim hapa ligjorë për Erosin. Duam që ai ta kuptojë se sjellja që bëri nuk i shërben nderit të tij apo të ndonjë sportisti tjetër. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodh më kurrë”. Nga ana tjetër edhe vetë Grezda i ka kërkuar falje kundërshtarit: “Nuk po të shkruaj që të mos më denoncosh. Jam gjakftohtë tani dhe nuk duhej ta kisha bërë atë gjest. Duhej ta kishim zgjidhur dhe të flsnim si njërëz, por isha nervoz gjithë lojën dhe kështu. Të kërkoj ndjesë dhe ti vendos atë që është më e mira”, i drejtohet Colak. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.