Nuk po rinovon me Verderin, gjigantët e “Bundesligës” në ndjekje të Rashicës

Rashica është përshtatur mjaft mirë në kampionatin gjerman, ku sezonin e shkuar ka bërë një sezon të suksesshëm me ekipin e Verder Bremenit. Por megjithëse ndihet mirë me klubin aktual, sulmuesi shqiptar ka hezituar të rinovojë kontratën e tij, që skadon në vitin 2022.

Kjo gjë ka bërë Rashica të vihet nën radarët e skuadrave të tjera, ndërsa mediat gjermane rendisin Borusian e Dortmundit si një prej tyre. Këta të fundit mësohet se janë duke e mbajtur nën vëzhgim shqiptarin, që mund të jetë një zëvendësues i denjë i Sanços.

Eksperienca në kampionatin gjerman dhe fjalët e fundit të Rashicës se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve në të ardhmen e bëjnë futbollistin shqiptar një alternativë serioze për ekipin e Dortmundit./Sport Ekspres/