“Nuk po dija as çfarë të bëja”, Duka habit dhe zbulon Partizanin në SHBA

0

Dilaver Duka ishte një nga dëshirat e mëdha të trajnerit Skënder Gega në merkaton e janarit. Ç’është e vërteta, 29-vjeçari u kërkua nga “demat” edhe në merkaton e verës. Asokohe lojtari do të bëhej baba dhe nuk i kishte kushtet për t’u zhvendosur në Shqipëri, diçka që ai vetë e ka zbuluar në një prononcim të fundit që ka dhënë për  “npsl.com”.

Pas një viti të vështirë, Duka tregon se është gati për të bërë mirë te skuadra e Partizanit, duke treguar dhe periudhën e tij të vështirë të dëmtimit, por edhe kohën kur ai priste që të bëhej baba. Mesfushori flet për situatën dhe objektivat tek kryesuesit, duke veçuar se klubi synon që të bëjë paraqitje të mira në arenën ndërkombëtare.

TRANSFERIMI – “Kisha mundësinë për të lëvizur dhe në verë, por asokohe po më lindte gruaja dhe nuk mund të largohesha. Jam i gëzuar që u krijua mundësia për ta realizuar këtë lëvizje edhe në janar. U bashkova me skuadrën në Turqi dhe u njoha me situatën këtë. Gjithçka po shkon mirë”, tregon Duka.

OBJEKTIVAT – Më pas mesfushori foli për klubin e ri: “Jam në një skuadër shumë serioze e cila ndodhet në vendin e parë. Skuadra ka bërë një punë të mirë dhe prodhon futboll. Mund të përshtatem shpejt besoj. Jam në një skuadër me cilësi dhe të gjithë kemi si objektiv që në arenën ndërkombëtare të bëjmë mirë në verë”.

VERA – “Kishte momente kur ishte vërtet e sikletshme, sepse kisha kaq shumë kohë të lirë, nuk dija ç’të bëja dhe nuk isha mësuar të qëndroja i mbyllur në shtëpi. Stërvitesha dhe më pas duhej të kaloja ditën i lirë. Aty doli në skenë FC Motown”, ka shtuar Duka.

VËSHTIRËSITË – “Nuk e di si do ia kisha dalë mbanë të luaja futboll në nivele të larta dhe të ndihmoja edhe bashkëshorten. Ishte një bekim që isha në shtëpi dhe nuk udhëtoja shpesh”. Gruaja dhe fëmijët do bashkohen me Dukën në Tiranë këtë muaj.

Ai ka gjetur një apartament në Tiranë dhe klubi e ka ndihmuar. “Sezoni 2018 tek Motown ishte ashtu si dukej në fushë apo në media, të gjithë zbaviteshin dhe po e shijonin futbollin. Më ndihmoi realisht të rigjeja dashurinë për futbollin”, përfundon mesfushori i të kuqve.

Players fight over the ball during the National Premier Soccer League championship match at Ranger Stadium in Madison New Jersey
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.