Nuk ndodh vetëm në Superiore, Vidali në konflikt me Barcelonën për para të papaguara

Fenomeni për mos dhënien e parave ndaj lojtarëve, nuk ndodh vetëm në Superiore. Probleme ka në shumë kampionate të tjera, ndërsa një rast disi më i veçantë vjen nga Barcelona. Arturo Vidal i kërkon 2.4 milionë euro katalanasve, që sipas mesfushorit i takojnë nga sezoni i shkuar, por paratë nuk janë derdhur në llogari.

Kjo vjen në një kohë që është përfolur edhe për një largim të mundshëm nga Barcelona. E pranuar edhe nga burime pranë këtij klubi për mediat spanjolle, që shprehen se Vidal po kërkon marrjen e 2.4 milionë eurove. Katalanasit i kishin vendosur si një kusht të veçantë në kontratë se kjo pagesë do t’i shkonte kilianit, nëse luante 60% të ndeshjeve. Por aktualisht Barcelona as që e ka ndërmend që ta kryejë pagesën, duke i thënë lojtarit se 60% të takimeve duhej që t’i luante për 90 minuta të plota. /Sport Ekspres/