Nuk ndalet mesfushori nga Lezha, 19-vjeçari Tuci shënon sërish te Lokomotiva e Zagrebit

Indrit Tuçi arriti që të gjente golin e parë në këtë sezon me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit në ndeshjet e shkuar ndaj Istrës, me rezultatin 0-2. Pikërisht në minutat e fundit të takimit, për të vulosur historikun e takimit.

Por mesfushori shqiptar nuk ndalet me kaq, pasi ka arritur të gjejë rrjetën edhe në ndeshjen e sotme. Lokomotiva e Zagrebit po fiton me rezultatin 2-1 ndaj Varazdin, atje ku mesfushori nga Lezha ka shënuar në minutën e 57. Talenti shqiptar ka hyrë sërish nga pankina, për të shënuar dhe për të marrë rolin e protagonistit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *