“Nuk na duhen 3-4 javë”, Inzaghi kujton Champions-in me Milanin: U ktheva në gusht dhe shënova dy gola

Kampionatet në gjithë Europën janë ndalur dhe federatat së bashku me UEFA-n po mundohen të gjejnë një zgjidhje për rifillimin e kampionatit, pasi në të kundërt dëmet financiare janë më të larta. Por periudha e pushimit do të ketë ndikimin e vetë edhe në gjendjen fizike të lojtarëve, për këtë arsye mendohet të bëhet një stërvitje e veçantë si ajo para nisjes së sezonit në mënyrë që të rikthehen në formën e tyre më të mirë.

Por kjo teori nuk mbështetet aspak nga ish-sulmuesi i njohur i Milanit, Filippo Inzaghi. Ky i fundit ka nisur një karrierë të re si trajner, ku momentalisht drejton klubin e Beneventos në Serinë B italiane. Sipas tij nuk është nevoja për 3-4 javë parapërgatitje për të filluar sërish, ndërsa kujton edhe një eksperiencë personale, ku shënoi menjëherë pas ardhjes nga pushimet.

“Do të doja t’ju kujtoja se atë vit kur Champions League u luajt në Athinë unë fitova kampionatin Botëror dhe u riktheva në 1 gusht nga pushimet. Hyra në fushë dhe shënova. Nuk ka duhen 3-4 javë“, ka thënë Inzaghi./Sport Ekspres/