Nuk mund të ndodhte ndryshe, Manchester City i hiqet dënimi nga CAS-i

Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, Manchester City-t i hiqet dënimi në Europë. Klubi i Guardiolës ishte dënuar nga UEFA me dy vite mos pjesëmarrje në Europë për shkakun e thyerjes së Fair Play Financiar.

Çështja do të apelohej menjëherë në CAS dhe ka ardhur përgjigja e shumëpritur nga Zvicra. Dënimi për ekipin e Guardiolës është hequr së bashku me një ulje të gjobës. Tanimë nuk do të paguhen 30 milionë euro, por vetëm 10 të tilla. Manchester City ka reaguar duke pranuar vendimin dhe duke mos i vazhduar më tej çështjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *