Nuk mjafton Xhejms, Skënderbeu barazon me skuadrën e Haxhit

Skënderbeu ka luajtur sot miqësoren e tretë në minifazën përgatitore në Turqi, duke barazuar 1-1 me Vitorulin, kampion në fuqi të Rumani.

Në dy ndeshjet e shkuara Skënderbeu u mund nga Bursaspori dhe Beshiktashi, por sot ka arritur një barazim me vlerë, ndaj një rivali cilësor, ku i madhi George Haxhi ka bërë një punë të mrekullueshme.

Trajneri Ilir Daja e nisi me më të mirët dhe Xhejms Adeniji shënoi në fundin e pjesës së parë, duke i dhënë avantazhin e merituar skuadrës korçare, që luajti mjaft mirë në 45 minutat e para.

Në pjesën e dytë shumë ndërrime në të dy krahët dhe Vitoruli arriti të barazonte.

Skënderbeu – Vitorul     1-1

Shënues: Xhejms Adeniji 40′

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, James, Soue.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *