Nuk mjafton Moxhi, Bebeto i premton lojtarë Partizanit

E mbani mend Brazilin e USA ’94? Kush e ka parë atë kupë bote, nuk mund ta ketë harruar dyshen e artë të Brazilit në sulm, Romario-Bebeto.

Ky i fundit tashmë është senator në zonën e Rio de Zhaneiros, ndërsa Partizani informon se ditët e fundit presidenti Gaz Demi ka qenë i ftuar personal i ish-sulmuesit të kombëtares se Brazilit në shtëpinë e këtij të fundit në Rio.

Faqja e Partizanit ka bërë me dije se Bebeto i ka siguruar Partizanit bashkëpunim me një nga akademitë më prestigjioze të Brazilit, prej së cilës kanë dalë yje të futbollit ndërkombëtar.

Mësohet se marrëveshja për të afruar lojtarë të nivelit të lartë mund të konkretizohet që në këtë verë. Te Partizani pritet të vijë edhe një futbollist i Kombëtares U-21 të Brazilit, i cili luan edhe në Serinë A e këtij vendi. Bebeto gjithashtu pritet të vijë në Shqipëri, me ftesë të presidentit të Partizanit, Gaz Demi, i cili ia ka lënë në dorë menaxhimin e klubit Luçiano Moxhit, por duket se nuk ndalet me kaq, sepse kërkon lojtarë edhe në Brazil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *