Nuk mjaftojnë yjet, Tuhel i kërkon tre përforcime PSG-së

PSG e ka nisur keq fazën përgatitore për sezonin e ri duke u mundur në dy miqësoret e para, por realisht ishte me të rinjtë në fushë dhe do të duhet pak kohë derisa të shohim një ekip të vërtetë.

Nejmar e Mbape nuk do të largohen dhe ky është lajmi i madh për trajnerin e ri Tomas Tuhel, por gjermani e di mirë se nuk mjafton sulmi, pa pasur një fazë mbrojtëse perfekte.

Per kete arsye, pas humbjes së djeshme ndaj Bajernit ish-trajneri i Dortmundit e bëri të qartë se pret tre blerje urgjente nga klubi.

“Është larguar Juri Bershish dhe në të majtë të mbrojtjes na mbetet vetëm Kurzaua. Në krahun tjetër Dani Alvesh është ende i dëmtuar dhe është operuar. Tomas Monier vjen nga një Botëror fantastik dhe është një garanci, por për fat të keq kthehet në 6 gusht dhe nuk mund të ushtrojmë presion total mbi të.

“Duhet të zëvendësojmë edhe Tiago Motën. Jo vetëm si lojtar, por edhe në aspektin e personalitetit, sepse ishte shumë i rëndësishëm në fushë.

“Së pari duhet të vijnë këta tre lojtarë, ndërsa më pas do të shohim ku dhe si mund të përmirësohemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *