Nuk mjaftojnë 90 minuta për fituesin e Superkupës, gjithçka sipas planeve të Simeones ndaj Realit

Reali i Madridit ka barazuar pa gola ndaj Atletiko Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës. Një ndeshje e dominuar nga madrilenët me raste, por pa mundur të tundin rrjetën. Valverde ka humbur një rast të pastër për të shënuar teksa gjendej i vetëm para portierit, por goditja me kokë ka qenë e gabuar.

Ndërkohë gjithçka ecën sipas planeve të trajnerit Simeone, që është i vetëdijshëm për forcën e dy skuadrave. 90 minutat e lojës nuk kanë mjaftuar për të gjetur fituesin, ndërsa Atletiko e Madridit do ketë misionin e vështirë për t’i hequr një finale dhe trofe nga duart Realit të Zidan. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *