Nuk merr lojtarët e huaj, Ibrahimoviç kundër trajnerit të Suedisë: Po shkatërron atë që ndërtova unë

Ibrahimoviç është një nga futbollistët që di të tërheqë vëmendjen edhe jashtë fushës dhe jo vetëm brenda saj. Deklaratat e tij njihen gjithnjë si shumë të veçanta, nisur kjo dhe nga fakti se 38-vjeçarit i pëlqen të flaës pa doreza.

Këtë herë sulmuesi ka dalë hapur kundër trajnerit të përfaqësueses së Suedisë, duke e akuzuar Andersonin se nuk ka thërritur futbollistët që rrjedhin nga familje emigrantësh në Kombëtare. Kjo vjen si pasojë e vendimit të teknikut suedez për të mos marrë në listën e parë asnjë lojtar me origjinë të huaj. Madje Ibra shton se trajneri po shkatërron atë që ai vetë ndërtoi përgjatë viteve, duke i dhënë Suedisë imazhin e një vendi multikulturor, në të cilin 20% e popullsisë rrjedhin nga familje me origjinë të huaj.

“Fillimisht asnjë me prejardhje emingrantësh nuk u thirr në ekip. Më pas lindën pyetjet dhe ai (Anderson) zmbraps. Pastaj shkon dhe i thërret. Ai po shkatërron atë çfarë unë kam ndërtuar për 20 vite. Kjo duhet të ndryshojë, sepse në Suedi jetojnë rreth 20% të njerëzve që kanë origjinë nga vendet tjera të Europës”, ka thënë Ibrahimoviç/Sport Ekspres/