“Nuk më blenë asnjë lojtar që kërkova”, ish trajneri Van Gaal shpreh mërzitjen e tepërt ndaj Manchester United

Louis Van Gaal drejtoi ‘’djajtë e kuq’’ në periudhën 2014-2016 kur kryesia liroi nga detyra trajnerin David Moyes. Megjithatë, njësoj si paraardhësi i tij edhe Van Gaal nuk arriti të ndryshonte diçka që Manchester United të kthehej në nivele të larta.

Edhe pse klubi shpenzoi miliona në lojtarë të kalibrit të lartë si Angel Di Maria, Luke Shaw dhe Ander Herrera, hollandezi ka vendosur të shprehë pakënaqësinë e tij, duke thënë se nuk blenë asnjëherë lojtarët që ai kërkoi.

Për një intervistë të dhënë për gazetën holandeze ‘’ Voetbal International” Van Gaal tha se mori një skuadër të dalë nga moda, por që drejtuesit nuk bën asgjë për ta rinovuar. ‘’Manchester United nuk kishte cilësitë për t’u bërë kampion , për më tepër kishte lojtarë të vjetër, 10 prej tyre ishin mbi 30 vjeç ndërsa 5 ishin mbi 35 vjeç. Kështu që unë u thashë atyre se do të rinovoja skuadrën dhe do të zgjidhja se cilët lojtarë duhet të vinin. Unë nuk mora asnjë nga ata që doja.

Më duhej të punoja me lojtarë që nuk ishin për modulin tim, kjo nuk pritet nga skuadra më e pasur në botë. Të kesh në dispozicion një shifër prej 600 milion £ dhe të mos blesh lojtarët që dëshiron. Me këtë sasi parash duhet të blejmë numrin një dhe jo numrin shtatë”,- u shpreh i revoltuar Van Gal. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *