Nuk mbarojnë përplasjet në Serie A, Anjeli thumbon Lotiton: Tani je bërë mjek i specializuar virusesh

Ndërprerja e kampionatit të Serie A ka sjellë edhe përplasje në mendime mes presidentëve. Marrëdhënia e Lotitos dhe Anjelit ka qenë paksa e nxehur këto kohë, teksa ndajnë ide të ndryshme në lidhje me mënyrën se si sezoni duhet të vazhdojë. Numri një i Lazios mezi pret rikthimin në fushnë e blertë dhe duket se nuk e kapërdin dot faktin se Juventusi mund të shpallet kampion me vetëm një pikë më tepër se ta, ndërkohë që bardhekaltrit kanë bërë një kampionat mahnitës dhe mbanin kreun vetëm një javë përpara pezullimit.

Nga krahu tjetër, presidenti i “Zonjës së Vjetër” nuk e sheh të aspak të arsyeshme rifillimin e kampionatit, duke ditur edhe faktin se në cilën gjendje ndodhet Italia pas prekjes nga Koronavirusi, që nuk ka kursyer as lojtarët e Juventusit. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, të dy presidentët kanë shkëmbyer fjalë me njëri – tjetrin, ku nuk kanë munguar ironitë nga ana e Andrea Anjelit.

“A i ke parë të dhënat? Oh, po tërhiqesh mbrapsht! Po më pas e di: Unë flas me mjekë të mendjendritur, ata që janë në linjën e parë , jo me ata të skuadrave”, ishin fjalët e Lotitos që ngulmon për të futur sërish lojtarët e tij në fushën e lojës. Por kjo ka marrë edhe përgjigjen thumbuese të presidetit të bardhezinjve, që është kundërpërgjigjur: “Sigurisht, tani je bërë një mjek i specializuar për viruset”./Sport Ekspres/