Nuk luan nga viti i shkuar, Klop për lojtarin e tij: Tani është gati!

Jurgen Klop ka dhënë një lajm shumë të mirë për tifozët e Liverpulit, pasi dy lojtarët, Xho Gomez dhe Aleks Çambërlejn janë rikthyer nga dëmtimet. Tekniku gjerman tha se të dy lojtarët duken në formë shumë të mirë, madje Gomez mund të aktivizohet edhe kundër Portos.

Si Çambërlejn, ashtu dhe Gomez, nuk luajnë që nga viti i shkuar për të kuqtë. Për gjendjen e dy lojtarëve dhe për kohën kur mund të rikthehen, Klop tha:

“Absolutisht që është gati. Gomez ka bërë një fazë rikuperimi të shkëlqyer dhe duket më i fortë se kurrë. Si ai, ashtu dhe Çambërlejn, bënë shumë mirë kundër Leisterit me moshat. Ishte një ndeshje shumë e mirë e tyre.

Por shihet që kanë nevojë dhe për pak kohë që të rikthehen në formë optimale, por doktorët më kanë dhënë siguri për ta aktivizuar edhe kundër Portos. Ai luan në shumë role në prapavijë dhe është një aset i shtuar për ne”, th Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *