Nuk lejohet ndriçimi, Partizani luhet mes vapës kundër Botevit

“Selman Stërmasi” është përzgjedhur nga Partizani për të luajtur ndeshjen shtëpiake kundër Botevit, më datë 29 qershor. Për pasojë, klubi i kuq është detyruar të luajë në orën 17.00, sepse stadiumi i vetëm në përdorim në kryeqytet ka një sistem ndriçimi që nuk plotëson parametrat e UEFA-s.

Një absurditet më vete që një stadium thuajse i bërë nga e para dhe që plotëson kriteret e UEFA-s të mos ketë ndriçimin e duhur, çka penalizon edhe vetë Tiranën, që do të luajë një javë pas Partizanit në të njëjtin stadium.

Për t’u përshtatur me të nxehtin e ditës së ndeshjes, Partizani do të luajë të shtunën një miqësore në Laç (ora 17.00), ku përballë do të ketë Prishtinën, skuadër që këtë sezon do të debutojë në kupat e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *