Nuk kënaqet me Kanselon, Juventusi prap “gol” Interit?

Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo Deportivo”, Juventusi është duke menduar t’I bëjë një tjetër “gol” Interit, jashtë fushe, në merkato.

Pasi mori Kanselon nga Valencia për 40 mln euro, lojtar që në gjashtë muajt e fundit mbajti veshur fanellën zikaltër, një tjetër lojtar që ishte deçiziv në “Sna Siro” për Spaleti & Co, Rafinja, që nuk u thërrit në Botëror nga Brazili, mund të vishet bardhezi.

Interi kishte mundësi ta blinte sipas të drejtës për të paguar 35 mln euro dhe 3 mln bonus deri më 30 qershor, por nuk e ushtroi këtë të drejtë.

I ati Mazinjo, ditë më parë, tha se nga Italia ka pasur disa oferta, por duke mos specifikuar asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *