“Nuk ke b***”, te Xhenoa plas sherri për penalltinë

Xhenoa mori një pikë të çmuar kundër Romës, duke parë se barazoi në fillim të shtesës, por pak minuta më vonë një penallti mund të vlente fitoren.

Gjithsesi, Sanabria gjuajti dobët dhe Mirante grushtoi pa probleme, ndaj ndeshja u mbyll në shumë keqardhje për Xhenoan, që mbetet ende shumë pranë zonës së ftohtë.

Pas ndeshjes kapiteni Domeniko Krishito zbrazi nervat me një postim në rrjetet sociale, ku ka sulmuar tifozë të ndryshëm.

“Kam dëgjuar nga të gjitha gjërat, gjithnjë gati për të polemizuar disa njerëz, që më pyesin pse nuk gjuajta unë. Nuk ke b***, nuk je burrë, etj, etj. Kur unë dhe Sanabria jemi në fushë njëkohësisht, penalltitë i gjuan ai, gjithnjë, ndaj boll me polemika për gjithçka.

” Penalltitë humbën për fat të keq dhe nëse do vije sërish rasti, sërish Sanabria do gjuajë. Jam i kënaqur me lojën e ekipit. MJAFT ME POLEMIKA BOSHE!”

Ky ishte postimi i parë nga Krishito, i cili më pas shkroi përsëri, edhe më nervoz.

“Ja, u krijua edhe një polemikë. Mesazhi im nuk u referohej gjithë tifozëve, por vetëm atyre që më shkruajnë pa fund që nuk jam i denjë të bëj kapitenin dhe që kam ardhur te Xhenoa për të shtyrë vitet e fundit të karrierës. Unë jam këtu se e dua këtë klub dhe kjo situatë më bën të vuaj. Mund të thoni që nuk vlej si lojtar, por mos më gjykoni si njeri. Kërkoj falje nëse kam ofenduar ndokënd”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *