Nuk kanë fund telashet për Arda Turan, prokuroria nis hetimet ndaj tij

Në vitin 2016 në Turqi tentuan një grusht shteti, por që në fund rezultoi një dështim. U përfshinë shumë persona, të cilët më pas u arrestuan dhe u dënuan rëndë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vjet që atëherë, hetimet nuk kanë përfunduar dhe prokuroria vijon që të skedojë personazhe që atëherë kanë qenë të përfshirë në grushtin e  shtetit ndaj Taip Erdogan.

Nuk marrin fund telashet për Arda Turan, pasi emri i këtij të fundit është shfaqur në dosjet e prokurorisë, pikërisht për ngjarjen e sipërpërmendur. Ish-lojtari i Barcelonës është në telashe dhe nëse vërtetohen akuzat në drejtim të tij atëherë do të ishte një goditje mjaft e madhe për të.

Turan u përfshi në një skandal pak ditë më parë, ku u bë pjesë e një konflikti, për shkak se kishte ngacmuar një femër, por këtë radhë bëhet fjalë për një çështje shumë madhore, çka do të ishte shumë e rëndë për të, pasi pasojat nuk do të ishin të vogla. Turan ka një karrierë të pasur pasi në të shkuarën, veç Barcelonës është aktivizuar dhe në klube si Atletiko Madrid e Gallatasarai. Së fundmi 31-vjeçari luan tek Bashakshehiri. Po ashtu pjesë e këtij hetimi janë dhe ish-lojtari i Milanit, Emre Belozoglu dhe ish-trajneri i Interit Okan Buruk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *