Nuk kanë fund problemet për De Brujn, belgu humbet derbin

Kevin De Brujne nuk po gjen qetësi. Dëmtimet i janë bërë makth këtë edicion, teksa ka pësuar një tjetër lëndim. E dhe pse fillimisht nuk u penduar se kishte një dëmtim serioz, analizat e specializuara kanë treguar se belgu ka vrarë gjurin dhe për një muaj duhet që të pushojë dhe të mos zbresë në fushën e blertë.

Një lajm i lidhur për sulmuesin, i cili sapo ishte rikthyer nga dëmtimi, i cili e kishte mbajtur për një periudhë të konsiderueshme larg lojës. Në këtë mënyrë De Brujne do të mungojë në derbin e javës së ardhshme me Mançester Junajtid. Lojtari pritet që të humbasë dhe 5 ndeshje të tjera, duke llogaritur dhe përballjet në Kupë e Champions.

Ky edicion po rezulton shumë i pafat për 27-vjeçarin, i cili këtë edicion ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje mes kampionatit, Kupës dhe Championsit. Në total De Bryjne ka luajtur vetëm 236 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *