“Nuk kam parë asnjëherë dikë si Mbape”

0

Kilian Mbape është një nga yjet më premtues të futbollit botëror, për të mos thënë ai i cili është krahasuar që në moshën 19-vjeçare me brazilianin Pele. Sigurisht që francezi ka bërë gjëra të mahnitshme deri më tani dhe lista e atyre që e admirojnë dhe thonë fjalë të mira për të është e gjatë.

I fundit që ka dhënë mendimin e tij për 19-vjeçarin është Julian Draksler, i cili e pranon hapur se asnjëherë më parë nuk ka parë një lojtar si Mbape, po ashtu gjermani rezervon fjalë të mira dhe për brazilianin Nejmar, duke i konsideruar si dyshen më të mirë në votë.

“Pavarësisht moshës së tij, Mbape është i kudondodhur në fushën e blertë. Nëse ai merr topin mund të administrojë shumë mirë lojën. Nuk kam parë asnjëherë më parë një si ai. Krahas Nejmar, ai është lojtari më i mirë me të cilin unë kam luajtur ndonjëherë.

Normalisht, duke pasur lojtarë të tillë në skuadër është e vështirë, dhe Draksler e di mirë se duhet të luftojë shumë për të pasur minuta në këmbë: “Këtu është konkurrenca shumë e lartë, sidomos në pozicionin tim. Shpresoj që ta bind trajnerin. Ai është një trajner shumë i mirë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.