Nuk kalon testet mjekësore, anulohet shitja e Juventusit

0

Matia Perin udhëtoi për në Lisbonë për të kryer vizitat mjekësore, që do pasoheshin nga prezantimi si portieri më i ri i Benfikës. Megjithatë, ky transferim ka ngrirë. Perin ka shfaqur probleme shëndetësore pas testeve mjekësore në klinikën e klubit portugez.
Juventusi arriti marrëveshje për të transferuar portierin për 15 milionë euro te Benfika. Ky operacion ka ngecur dhe Perin do të kthehet në Torino. Klubet kanë rënë dakort se 26-vjeçari do të transferohet te “Shqiponjat” pas katër muajsh, periudhë që përkon me kohën që duhet për t’u rikuperuar.

Perin më parë i është nënshtruar disa ndërhyrjeve për shkak dëmtimesh. Ai ka pasur probleme në ligamentet e gjurit dhe është operuar dy herë në shpatull. Kjo e fundit është ajo që e ka tradhëtuar italianin, duke mos arritur të kalojë testet mjekësore.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.