Nuk ka turp askush, shihni golat e Apolonia-Turbina

RTSH Sport ka përgatitur kronikën e ndeshjes së sotme Apolonia-Turbina dhe sikur të mos mjaftonin kuotat skandaloze në tregun e basteve, ja edhe një provë tjetër që në Fier nuk është luajtur futboll.

Goli i Turbinës nuk festohet as nga shoku i skuadrës së afrikanit Ejo, që shënon duke vrapuar i vetëm nga mesfusha.

Golat e Apolonisë janë qesharakë, herë të vetëm me portierin e herë duke bërë të gjithë Mesin, ndërsa goli i fundit është absurditet më vete. Shkelmohet topi nga qendra pas golit të pësuar, një lojtar i Turbinës nuk di të ndalë topin, lojtari i Apolonisë ia merr pa u lodhur fare dhe shënon sërish. Dy gola në pak sekonda në shtesë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *