Nuk ka tabu për Mesin!

Nuk kishte shënuar kurrë në portën e Çelsit, në 8 përballje: një makth, nëse flasim për Lionel Mesin. Argjentinasi kishte një tabu për të thyer dhe e bëri sot, duke shënuar një gol shumë të rëndë në Stamford Bridge, në sfidën e mbyllur 1-1.

Çelsi, por sidomos Uillian, ishin të mrekullueshëm. Në ndonjë ndeshje tjetër, braziliani do të kishte shënuar 3 gola. Fati nuk ishte me të, dy herë e ndali shtylla, por kur shënoi në pjesën e dytë u duk se mori fund, sepse Barcelona në pjesën e parë asnjëherë nuk e gjeti kuadratin dhe sulmi katallan po vuante.

Megjithatë, Leo Mesi është i pandalshëm, duke shënuar pas një asisti nga Iniesta, sërish ai, i cili në Champions League është furnizuesi kryesor i Mesit, historikisht.

61 gola në 122 ndeshje në Champions League, Mesi i ka shënuar skuadrës së 29-të nga 35 që ka hasur në Champions. Nuk ka mbaruar, janë edhe 90 minuta luftë, e pakta, në Barcelonë dhe historia mëson se këto sfida vendosen në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *