“Nuk ka shkuar të luajë letra në hotel”, Maria Dolores shpërthen pas akuzave ndaj CR7

0

Maria Dolores, e ëma e yllit portugez Kristiano Ronaldo, ka thënë se e njeh mirë djalin e saj pas akuzave të rënda për përdhunim të Katherin Majorga. Ajo ka shpërthyer, madje është hedhur në kundërsulm me atë që ka thënë.

“Majorga nuk ka shkuar në dhomën e hotelit për të luajtur letra. Ajo ka shkuar për të bërë diçka. Unë e njoh mirë djalin tim”, shprehet  64-vjeçarja, e cila beson te pafajësia e plotë e djali të saj. “Unë dua të shoh kush ka guxim që të vendosë fotografin e tij në profil për një javë dhe të vënë ‘zinxhirë’ për të, për Portugalinë, për ne dhe për unitetin e njerëzve që janë tanët”.- ka përfunduar e ëma e ish-lojtarit të Real Madrid.

Ronaldo ka folur në tetor lidhur me zërat që e lidhnin më këtë çështje, duke thënë se të gjitha këto janë lajme të rreme dhe kjo është vetëm një konçidencë. Tetorin e kaluar Kristano tha: “I mohoj të gjitha akuzat që janë përdorur kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon në kundërshtim me atë që jam dhe që besoj”.

Gazetat kanë folur gjatë lidhur me këtë çështje dhe kanë akuzuar rëndë “yllin” portugez, duke bërë publike pamjet fotografike të cilat ishin kapur gjatë kohës që Ronaldo ishte duke kaluar disa vite më parë në Los Anxhelos.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.