“Nuk ka rrogë që të shkoj te Partizani”, Gentian Muça nuk tradhëton: Superiorja do të mbyllet në Ballsh, t’ua shuajmë shpresat

Teksa vazhdohet më përgatitjen dhe stërvitjen e Tiranës në luftën për titullin kampion, Gentian Muça ka zhvilluar një intervistë për “Fan Zone”. Mbrojtësi që jep sigurinë e madhe për mbrojtjen e bardhebluve, nga ana tjetër u garanton edhe besnikërinë e përjetshme.

Kur flitet për një largim të mundshëm te Partizani, shprehet se nuk ka rrogë që ta bëj të mendojë një gjë të tillë. Gjithashtu janë diskutuar edhe llogaritë e Superiores, ku sipas Muçës gjithçka do të mbyllet në transfertën e parë ndaj Bylisit.

“Të kaloj te Partizani? Nuk ka rrogë që të më bëj të shkoj aty. Ka gjasa që nuk ka për të ndodhur kurrë. Nuk këshillohen të bëhen shumë lëvizje në këto kohë (qesh), ndërsa unë te Bylisi dhe Dinamo kam qenë i huazuar nga Tirana.

Superiorja do të mbyllet në transfertën e parë ndaj Ballshit. Kjo jo vetëm për fushën e vështirë ku do të luajmë dhe e dinë të gjithë, por nga ana tjetër do të jetë motivim i madh për ne nëse fitojmë aty. Pra me 90% kampionati mund të mbyllet aty dhe të shuajmë shpresat e kundërshtarëve. Unë e kam fituar edhe njëherë tjetër titullin kampion me Dinamon, megjithëse atëherë nuk kishte Koronavirus dhe në këtë kohë e kishim marrë. Ishalla e marrim dhe me Tiranën për 100 vjetor”, tha Muça. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *